2 Tetor, 2017

Puthje live gjatë spektaklit, a do kemi në ‘Dance with me’ një çift ?


Të gjithë e mësuam se Ana Lika erdhi në DWM jo për të kërcyer e për të marrë sa më shumë pikë, por për të gjetur burrë, teksa e deklaroi që në javën e parë këtë gjë.  Nga java në javë, kuptuam se aktorja mund ta kishte seriozisht këtë punën e partnerit

Performanca e sotme e Anës dhe partnerit të saj, Albi, i ka mahnitur të gjithë. Si rrallëherë, koreografia e Albit ishte më provokuese, por jo aq sa Ana të përfundonte me një puthje në buzë me balerinin e trupës së baletit, Graciano.

Pasi përfundoi performanca e Anës dhe Albit, koreografi iu kthye Anës: “Moj Ana, kush të tha ty të puthesh me Albin? Kjo nuk ishte në skenar?”

Por megjithatë, gjithçka ishte emocionale, siç pranuan të gjithë, dhe puthja nuk ka nevojë për skena të parapërgatitura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al