3 Prill, 2022

Qarkulloi në rrjet një foto e rreme ku u tha se ishte me pushime në Dubai, Armina Mevlani: Është e patolerueshme, nuk shkova as në ‘Javën e modës’


Moderatorja Armina Mevlani, u përball disa javë me parë me një foto e cila qarkulloi në rrjet ku pretendohej se kishte shkuar me pushime në Dubai gjatë periudhës që në Shqipëri qytetarët po protestonin kundër rritjes së çmimeve.

Menjëherë pas saj ka ardhur dhe reagimi i blogeres në rrjetet sociale ku e revoltuar i hodhi poshtë spekulimet se ajo ishte me pushime dhe se personi në foto nuk ishte ajo. Madje për ta vërtetuar modelja postoi disa InstaStory duke treguar se ndodhej në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Fol me mua”, Armina ka folur dhe njëherë për situatën e pakëndshme që kaloi ku tha se këto gjëra bëhen thjesht për disa klikime dhe se kjo gjë ishte e patolerueshme për të.

Gjithashtu Armina rrëfeu se për shkak të periudhës së luftës dhe protestës ajo nuk mori pjesë as në ‘javën e modës’ pasi ka shumë pasiguri.

“Duan të shesin lajmin, por të nxjerrin foton e dikujt tjetër në një pozicion të caktuar që nuk është i hijshëm, e zhveshur për qejfin e vet në plazh dhe të thuhet se është Armina, më duke shumë e patolerueshme. Një foto e tillë u bë virale në rrjet. Nuk më bezdis kjo gjë, por më bezdis qëllimi i keq, sepse përdoret që të tjerët bëjnë protestë ndërsa Armina është me pushime në Dubai”- u shpreh ajo.

“Ndërkohë që unë nuk kam shkuar as në javën e modës pikërisht sepse ishte situata e tillë, jo vetëm për shkak të pakënaqësisë së njerëzve por dhe për shkak të situatës së luftës në një periudhë ku ka kaq shumë pasiguri”- përfundoi modelja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al