19 Shkurt, 2021

“Që 11 muaj jam pa punë”- Pas kritikave për koncertin e mbajtur në kohë pandemie, Fifi reagon për herë të parë: Çdo ditë të Zotit ju shoh nëpër kafe…


Një video e publikuar në llogarinë e saj në Instagram bëri që të gjithë ndjekësit të shpërthenin kundër Fifit.

fifi (4)

Këngëtarja kishte organizuar një koncert me rastin e Pavarësisë së Kosovës dhe në video shiheshin shumë njerëz teksa kërcenin e këndonin shumë pranë njëri-tjetrit.

Nisur nga këto pamje, ajo është kritikuar ashpër nga ndjekësit, të cilëve vendosi t’u përgjigjej nëpërmjet disa videove në Instastory.

’Ju s’mendoni për familjen tuaj, ju s’mendoni për veten tuaj, ju s’mendoni për nënë e babë, ju s’mendoni për pleqtë në shtëpi, ju s’mendoni për shoqëri’… saktë!

Ka mundësi se jemi egoista, mendojmë vetëm për vete edhe si të bëjmë dy pare më shumë edhe nuk ka lidhje a shpërndahet virusi edhe sëmuren të gjithë.

Ama, besomëni, se nëse ne jemi egoista, atëherë egoisti e do veten më shumë se të gjithë edhe e kishte ruajtur veten edhe unë kisha ndejt në shtëpi.

Ama të paktën një ditë, desha të ndihem edhe unë si të gjithë njerëzit që jam duke jetuar edhe që vetëm një ditë gjithçka të kthehet në normalitet edhe nuk kemi me pas nevojë me pas frikë. A mundem me dal në rrugë edhe me marr frymë?

Çdo ditë të Zotit ju shoh juve që po komentoni këtu nëpër kafe, nëpër lokale… A nuk shpërndahet virusi ashtu?!

Më falni, përveç juve që jetoni në shtetet e jashtme, sepse është ‘lockdown’ çdokund dhe maksimumi që mund të merrni është një kafe ose me shku në supermarket.

Ama, ju që jetoni këtu, përditë të Zotit pini kafe nëpër lokale të Prishtinës, nëpër lokale të Tiranës, nëpër lokale të çdo qyteti tjetër ku folët shqip. A nuk e shpërndani ju virusin?! Ah, jo! E shpërndan vetëm arti, muzika, teatri, mbledhitë për filma, nëpër xhirime, nëse shkojmë me pa balet, nëse organizojmë një dasëm.. do me u martu, s’po martohesh.

Unë e di që ka ndikuar shumë keq virusi nëpër trurat tanë, ama qetësohuni, nisni të bëni diçka edhe lëshoni energji pozitive.

Paskam marrë lekë unë me 17-ën edhe paskam bërë namin, qenkam ngopur në lekë! Hello! Që 11 muaj jam pa punë! As shteti, as ju, as kurrkush si ka interesuar çfarë po bëjnë artistët. A u interesua ndokush për gjendjen financiare të artistëve? A i ka ndihmuar dikush artistët për të bërë art? Jo! Jo!

Kështu që zonja dhe zotërinj, mos më prekni ku s’duhet! Punoni ju për vete, ishalla Zoti bardhë jua bëftë të gjithëve dhe e shijoni.

Ama mos më prekni, sepse jam që 11 muaj pa punë unë dhe të gjithë artistët e tjerë! Faleminderit!”- u shpreh këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al