Donald Veshaj vijon të jetë një nga personazhet më të komentuara të showbizit shqiptar. Por edhe pse për të flitet shumë, ai ka vendosur të qëndrojë në heshtje pa dhënë përgjigje për asnjë nga pyetjet e mëdha të publikut.
E teksa nuk dihet ende se kur aktori do vendos të japë versionet e tij rreth ngjarjeve, njerëzit pranë tij kanë folur dhe kanë thënë disa detaje. Një prej tyre është edhe një nga miqtë më të ngushtë të Donaldit, Tiri Gjoci. I ftuar në “Wake UP” ditën e sotme këngëtari është pyetur edhe rreth Donaldit, për të cilin tha se është mirë por ata janë zhgënjyer që nuk fitoi.
“Po, unë Donaldi e kam shumë shok dhe u zhgënjeva që nuk fitoi. E kam takuar dhe është mirë. Por, ne jemi zhgënjyer me humbjen e tij”.-tha Tiri.
Po ashtu para pak javësh ai tha në një intervistë u duke se konfirmoi se “Më lër të flas” nuk është anuluar ashtu siç është përfolur. Edhe pse në media doli se gjërat mes vëllezërve binjakë dhe Lori Hoxhës janë sheshuar dhe se emisioni do të vazhdonte, nuk ka ende një konfirmim zyrtar.
I pyetur nëse do të punojë sërish me djemtë, Tiri tha se: “E kam diskutuar me çunat dhe jemi shumë pro për këtë. Do të jetë e njëjta formulë”, tha ai duke nënkuptuar se do të jetë i ngjashëm me Binjakët Show.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al