4 Janar, 2018

Qeveria miraton fond shtesë për aktorin e mirënjohur, i katërfishon pensionin social


Këshilli i Ministrave në një vendimi të fundit  ka miratuar rritjen e pensionit për artistin e mirënjohur Mirush Kabashin.

Në këtë vendim thuhet se aktori përveç pensionit të përfituar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, i është shtuar në masën e katërfishit të pensionit social. Në vendim saktësohet se Kabashi përfiton edhe 280 mijë lekë të vjetra më shumë.

Edhe në fletoren zyrtarë shkruhet se qeveria në datën 29 dhjetor 2017 ka miratuar vendimin për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi.

VENDIMI

Nr. 819, datë 29.12.2017

PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MIRUSH MUSA KABASHI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al