15 Qershor, 2022

“Qeveria s’mund ta kruajë me Dua Lipën”- Vijojnë reagimet për zhvendosjen e Sunny Hill në Tiranë, aktivistja dhe gazetari kosovar të revoltuar: Kjo ndodhi sepse…


Vijojnë reagimet nga personazhe të ndryshëm publikë për lajmin se festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Prishtinë dhe do të zhvendoset në Tiranë.

Gjatë ditës së sotme u raportua se konflikti mes familjes Lipa dhe Komunës së Prishtinës ka nisur kohë më parë. Kompania “Sunny Hill” ka kërkuar t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vjet, gjë që duket se nuk është pranuar.

Mediat kosovare raportuan se se ka pasur një kërcënim nga, Dukagjin Lipa që nëse nuk ia plotësojnë të gjitha kërkesat që ai i kishte paraparë do ta çoj festivalin “Sunny Hill” në Tiranë. Një fakt të tillë e konfirmon edhe vetë kryetari i Prishtinës Përparim Rama në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal.

Në lidhje me këtë ka folur edhe aktivistja e Shoqërisë Civile në KosovëZana Avdiu, e cila shprehet se arsyeja e vërtetë e zhvendosjes së “Sunny Hill” në Tiranë, janë politikat inatçore të qeverisë së Kosovës. Sipas saj kanë qenë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ata që e kanë kundërshtuarn dhëninen e 17 hekatrëve të tokë, deri sa më vonë ndërhyri edhe qeveria. Ajo gjithashtu vuri theksin te avantazhet që Kosova do të kishte nga “Sunny Hill”, duke përmendur këtu promovimin që i bëhet vendit dhe shumat e parave që fitohen.,

“Unë mendoj që kjo ndodhi për shkak të politikave inatçore të qeverisë tonë. Anëtarët e Vetëvendosjes janë ata që e kanë kundërshtuar fuqishëm dhënien e 17 hekatrëve për këtë festival madhështor, e kanë kundërshtuar fillimisht. Kur e panë që nuk mundën ta ndalonin, hyri edhe qeveria dhe e bëri të pamundur. E kundërshtuan për të mbrojtur pronën publike. Ne si vend i vogël kemi pasur fatin që kemi vajza si Rita Dua që e promovojnë vendin tonë. Kosova ka nevojë për promovim.”- tha ajo e ftuar në “Shqipëria Live.”

Sa i përket kontratës së Dukagjin Lipës ajo tha:

“Komuna po e fton një investitor siç ëshët Sunny Hill, dhe përveç përfitimeve të tjera dhe 20 mln eurove që i kishin ardhur Prishtinës do ti bënte edhe një promovim të jashtëzakonshëm Kosovës. Nuk është person privat siç po e bëjnë, nuk ka nevojë Dua Lipa për Kosovën. Është inati i VV me Kryetarin e Komunës së Prishtinës. Akuzat që po bëhen ndaj babait të Dua Lipës janë skandaloze.”

Nga ana tjetër, gazetari Milaim Zeka e konsideron “çmenduri” faktin që Dua Lipën sipas tij e përzunë nga Kosova. Ai ra dakord me aktivisten Zana Avdiu se arsyeja e këtij vendimi janë inatet poltike në Kosovë, ndërsa theksoi se edhe një festival tjetër që mbahet në Kosovë sipas tij do të financohet nga qeveria Shqiptare.

“I erdhi radha për të përzënë edhe Dua Lipën. Kosova deri diku edhe Shqipëria udhëhiqen deri diku nga mendësia e burrave të fortë edhe në politikë edhe në media, me e kru kjo qeveri me Dua Lipën e me Rita Orën, që na kanë dhënë miliarda para reklamë falas Kosovës dhe shqipatrëve, kjo është çmenduri. Po të dëgjosh prononcimin e Ministrit të Kulturës se gjoja nuk mund të japë tokën e qytetarëve Dua Lipës e të gjitha vajzave tona të çmuara do ia jepja me qera edhe qiellin. Këto bëhen me inate politike.

Hallall i qoftë Erion Veliajt edhe kujtdo që e ka marrë Sunny Hill në Tiranë. Për informacionin tuaj edhe “Doku Fest” që pas Sunny Hill është festivali më i madh në Kosovë, sapo lexova që do të financohet nga qeveria e Shqipërisë. Ne jemi vetmi vend që s’kemi sallë koncertesh, nuk kemi investuar në kulturë, nuk kemi as Teatër.”– tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al