9 Tetor, 2017

Qumësht dhe spec djegës, maska natyrale e bukurisë


Blogeret e modës nuk përdorin vetëm produkte kozmetike të shtrenjta për të qenë sa më tërheqëse. Ka nga ato që përdorin edhe metoda natyrale për të pastruar fytyrën apo mbajtur trupin në formë. Kohët e fundit, kemi parë disa blogere mode duke aplikuar produkte të ndryshme natyrale në fytyrë, duke filluar nga çaji jeshil, mjalti, hudhra, banania etj. Por, maska më e fundit natyrale duket edhe më e çuditshme.

Blogerja Rochelle Wickramasuriya nga Sri Lanka, ka publikuar në faqen e saj në Instagram një video ku u tregon ndjekësve si mund të krijojnë një maskë për fytyrë me spec djegës, për të mbajtur atë më të butë, më të shndritshme dhe për stimuluar qarkullimin e gjakut shkruan bota sot.

Përbërësit :

  • 1 filxhan çaji me qumësht
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • një majë luge piper nga speci i kuq djegës
  • 1/4 lugë çaji pluhur kanelle
  • gjysmë lugë çaji mjaltë

Përgatitja :

Shtoni lëng limoni në qumësht pak para se të vlojë. Përzieni me lugë që të fillojë të trashet. Më pas e kulloni me një kullesë. Lëreni në frigorifer sa të ftohet pak. E hiqni nga frigoriferi dhe e përzieni me piperin e kuq, kanellën dhe mjaltin. Aplikojeni maskën në të gjithë fytyrën, duke shmangur pjesën e syve dhe pjesë të tjera të ndjeshme. Lëreni për 30-45 minuta derisa të thahet. Në fund lani fytyrën si zakonisht. Fytyra juaj do të duket si fytyra e një bebeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al