8 Shkurt, 2018

Qytetari shqetësohet: Shikoni në çfarë stresi e paranoje i fut puna në “call center”-i punëtoret e shkretë (VIDEO)


“Call center”-at deri tani kanë qenë burimi kryesor i punësimit të të rinjve, përfshirë edhe studentët, që janë të tërhequr nga pagesat e larta dhe oraret fleksibël.

Por pavarësisht kësaj të mire që ato kanë sjellë, ka edhe anë negative. Sigurisht që puna në “call center” është e lodhshme për veshët, duke qenë se do mbash për disa orë kufjet në vesh, e gjithashtu edhe për zërin ku do bërtasësh në telefon.

“JOQ” ka publikuar një video ku shfaq disa njerëz teksa janë në orarin e punës në një “call centë”. “Pershendetje JOQ, shikoni pak se ne cfare stresi e paranoje i fut puna ne Call Center punetoret e shkrete. Kjo video eshte bere ne Tirane. Anonim te lutem”, shkruan personi qe ka dërguar pamjet.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al