25 Shtator, 2017

Qytetarja i kërkon Erionit a mund t’ia mësoj biçikletën, ja si përgjigjet Veliaj


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka qenë  i ftuar i radhës në televizionin ‘In tv’ ku ka folur mbi projektet e reja të Tiranës.

Gjatë emisionit një nga rubrikat është edhe ajo e qytetarëve , ku ata bëjnë pyetje drejtuar personazhit në studio. Normalisht që shumica e pyetjeve kanë qenë dedikuar problematikave dhe shqetësimeve të qytetarëve, por ndërkohë një qytetare e në mënyrë surprizuese i ka drejtuar një pyetje jo të zakonshme:

‘’A mund të më vijë të më mësojë biçikletën ?’’, tha vajza.

Sigurisht që drejtuesit e emisionit dhe Erioni u habitën shumë. Kjo e bëri Erionin që pastaj të rrëfente edhe historinë e tij personale sesi e ka mësuar biçikletën.

 

‘’Biçikletën e mësova kur isha tek daja në Berat, në moshën 7 vjeçare.’’  Ndërsa edhe një përgjigje e ka rezervuar edhe për vajzën: ’’ Një ditë do kaloj nga sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe aty mund ta mësoj. Nëse juve na koordinoni, patjetër do jem shumë i lumtur t’i mësoj biçikletën.”, tha kryetari i bashkisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al