15 Tetor, 2017

Rama heq dorë nga atletet në Parlament, por shikoni kush i vesh


Diskutimi i mbajtjes së atleteve të Kryeministrit Rama edhe me kostume serioze ka qenë i gjatë dhe plot batuta. Madje, vetë Kryeministri e ka ushqyer këtë diskutim duke thënë që njerëzit në fillim e refuzojnë stilin e tij e më pas e përqafojnë atë stil.

Por këtë të enjte Rama nuk kishte veshur atlete, ai u shfaq me këpucë klasike, ndërkohë që me atlete ishte truproja i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al