29 Shtator, 2017

Rama në Parlament : Po ju ç’keni me atletet e mia…? Replikon me Tabakun


Kryeministri Rama dallohet për stilin e tij të veçantë në të veshur, ku shpeshherë është pëlqyer apo kritikuar mbi faktin se vesh atlete edhe në takime zyrtare. Në fakt gjatë muajve të verës, ku fushata ishte intensive të gjithë e pamë teksa lideri i PS-së nuk i ndau për asnjë momentet veshjet me atlete dhe me T-shirt.

Por dje gjatë seancës Rama e ka kapur sërisht me argumentin e atleteve.

Duke u përpjekur të shpjegojë zgjedhjen e atleteve nga ana e tij, kryeministri Rama i ka kujtuar deputetes Jorida Tabaku lindjen e dy binjakeve.

‘’ Këtu janë gjitha këto zonja, kur ato mbeten shtatzëne, bëjnë fëmijë, me atletet i bëjnë, pse i bëjnë me taka. Me taka i bëre dy binjakë që të të rrojnë sa malet? Me atlete i bëre; me çfarë do t’i bëje”, u shpreh në një moment të fjalës së tij Rama.

Po duket se përmendja e fëmijëve të sapolindur nuk ka qenë zgjedhja më e mirë për të, pasi deputetja Tabaku është dukur mjaft e revoltuar ndaj Ramës , megjithëse pastaj ka qeshur si kolegët me batutat e tij.

DEBATI NGA MINUTA E 7-TË DERI NË MINUTËN E 9-TË: 

ERTV Live?: Sot në parlament – Diskutohen projektvendimet e strukturës dhe organikave për organet e Vetingut.Replikë me kryetarin e PD.

Publié par Edi Rama sur jeudi 28 septembre 2017

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al