Seksi me një djalë që njoha online ishte i shkëlqyer dhe jam dashuruar me të. Por ai sapo më tha se është fejuar me një burrë tjetër.
Kjo është historia e një 28-vjeçareje, të rrëfyer për psikologun. Në artikullin e publikuar nga The Sun, ajo tregon se u ndie shumë keq dhe nuk po e besonte dot kur ai i kërkoi që të takoheshin bashkë vetëm për të bërë seks.
Rrëfimi i plotë:
Ne u njohëm në internet në një moment që po kaloja kohë të vështirë. Isha largua nga zona ku kisha gjithë shoqërinë time për tu kujdesur për nënën me kancer, e cila humbi jetën.
Unë isha e vetmuar dhe u njohëm në një faqe online. Shkëmbyem mesazhe dhe folëm në telefon.
Doja ta takoja por vazhdimisht më nxirrte justifikime.
Pastaj filloi të më thoshte se më donte dhe e dija që edhe unë e doja.
Më në fund u takuam dhe jetonim vetëm një orë larg. Bëmë seks dhe ishte i mrekullueshëm për të dy. Unë rashë në dashuri me të.
Por pas disa kohësh më erdhi mesazhi nga ai ku më tha se ishte biseksual dhe se do fejohet me të dashurin muajin tjetër. Kur kontrollova në mediat sociale pashë që ishin bashkë për 5 vite.
Tani më kërkoi të marrë një banesë afër shtëpisë së tij kështu që të mund të takohemi ende pas dasmës.
Unë besoj se ai vetëm po më gënjen por vazhdon të më thotë se është një djalë i mirë.
Nuk dua që ta lërë të fejuarin e tij për mua sepse në fytë e mi nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues.
Por a duhet t’i tregoj të fejuarit të tij se me çfarë lloj njeriu po martohet?
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al