11 Tetor, 2017

Rashel largohet nga programi televiziv, kush e mori vendimin për ikjen e saj?


Personazhi i programit të Ermal Mamaqit, Rashel Kolaneci, nuk do të shfaqet më në “Xing”. Ajo ka ikur nga programi ku mori famë sezonin e kaluar dhe e nisi me edhe këtë sezon.

E kontaktuar nga revista “Who” Rashel e pohoi largimin, duke mos dhënë më shumë detaje për arsyet e këtij largimi, e nëse ishte vendim i saj apo i Ermalit.

Nuk dihet ende nëse ajo do të nisë ndonjë angazhim të ri në një tjetër kanal. Të shohim se kë do të zgjedhë Mamaqi për të zëvendësuar atë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al