6 Mars, 2022

Rastësi? Ish e dashura e Dj Dagz në të njëjtin lokal me Einxhel Shkirën dhe artistin


Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, po e shijojnë romancën e tyre duke u shfaqur kudo bashkë dhe të pandarë. Çifti duket se e frekuentojnë shumë shpesh jetën e natës.Moderatorja ka postuar në profilin e saj në Instagram disa story ku tregon se ndodhet në një nga lokalet e njohura në Tiranë por në të njëjtin ambient duket se ka qenë dhe ish e dashura e Dagz, Ariana Berisha, e cila ka postuar gjithashtu imazhe të lokalit duke i bërë tag vendit.

Dhe pse janë gjendur në hapësira të ndryshme, nuk dihet nëse kjo gjë ka ndodhur qëllimisht apo ishte thjesht një rastësi mes tyre. Moderatorja ka folur dhe më parë në lidhje me romancën që ka pasur me Arbrin ku ka treguar se “është e kotë të merrej me diçka që tashmë e ka lëshuar nga duart dhe po jeton të tashmen”.

Rikujtojmë se romanca e çiftit nisi brenda “BBVIP”. Dagz shprehu pëlqimin për moderatoren dhe pse në fillime nuk mund të themi të njëjtën gjë për të. Megjithatë fillimisht gjërat mes tyre nuk shkuan dhe aq mirë e patën përplasje të shpeshta pasi Einxhel e refuzonte vazhdimisht duke u shprehur se nuk do të krijojë lidhje brenda “Big Brother VIP”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al