6 Tetor, 2017

Rasti i rrallë , 10-vjeçarja që mposhti kancerin e gjirit


Kjo është 10-vjeçaria Chrissy Turner që para dy vitesh u diagnostikua me kancer të gjirit, duke u bërë kështu personi më i ri në botë që mbarte këtë sëmundje.

Sot pas dy vitesh, mjekët i kanë dhënë lajmin e mirë se sëmundja është eliminuar plotësisht nga trupi i saj.

Në moshën 8-vjeçare Chrissy iu tha prindërve të saj që në gjoksin e majtë të saj po zhvillohej një gungë, menjëherë pas kësaj prindërit të frikësuar u konsultuan me mjekët, të cilët i konfirmuan se fëmija e tyre vuante nga sëmundja e rrallë e kancerit të gjirit.

Një muaj pas kësaj Chrissy iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe prej dy vitesh terapie të një pas njëshme, sot ajo konsiderohet fitimtarja me e re që ka mposhtur kancerin e gjirit.

Tashmë Chrissy Turner është gati të konsultohet me një kirurg plastik për të riformuar gjoksin e saj të majtë e të kaloj fazat e adoleshencës si çdo moshatare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al