15 Janar, 2018

Reagon nëna e Eliza Dushkut: Nuk isha aq trime për ta mbrojtur, unë kisha frikë nga…


Deklarata e aktores shqiptare Eliza Hoxha se është abuzuar seksualisht nga njëri prej koordinatorëve të dublantëve më të rëndësishëm të Hollywood ka bërë që rrjeti të shpërthejë në reagime të shumta.

Një pjesë e madhe e komentuesve kanë bërë me faj vetë prindërit e Elizës të cilët e kanë mbajtur të fshehtë ngjarjen për 25 vite me radhë.

Por familja e saj nuk e ka lënë me kaq, sepse mamaja e aktores vendosi të flasë për arsyet e heshtjes. “E pranoj gjykimin tuaj si nëna e Elizës. Jo nuk ishte karriera e saj për të cilën trembesha, sepse ajo nuk kishte aspak rëndësi për mua. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Pas shumë vitesh unë kuptova se çfarë kishte ndodhur realisht. Në atë kohë edhe Eliza ishte shumë e frikësuar për të gjithë historinë dhe në një mënyrë mendoj se ajo më ka mbrojtur mua, sepse ajo e dinte se sa frikë kisha unë nga njerëzit e fuqishëm në sheshxhirim. Humbja e saj ishte më e keqja, por abuzimi mund të jetë edhe një rrjet i gjerë. Unë fillova t’a kuptoja këtë shumë vite më vonë. Shumë falenderime për nënën tënde për atë që bëri për ty. Do të doja të kisha qenë edhe unë aq trime” , i ka thënë nëna e Elizës një komentuesi./revistawho.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al