Pak ditë më parë, në portalet shqiptare qarkulloi lajmi sikur këngëtari mjaft i dashur për publikun Sabri Fejzullahu kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.Fatmirësisht lajmi nuk ishte aspak i vërtetë dhe familjarët e këngëtarit e konfirmuan menjëherë se ai ishte dhe është shëndoshë e mirë .I ftuar në “Një Kafe prej shpisë”, këngëtari ka treguar se e di se kush është autori i këtij lajmi të rremë.
Sipas tij, lajmi e ka burimin nga Maqedonia, dhe se kjo nuk është hera e parë që ky person, duke mos ia bërë të ditur identitetitin, ka shpifur për të. Gjithashtu Sabriu tregoi se djaloshi i kishte kërkuar që të hapte një profil në Instagram, në emër të këngëtarit, por ai kishte refuzuar.
“Po unë mendoj, dyshimi është që është një djalë nga Maqedonia një person që gjithmonë shpik gjëra të tilla për mua. Unë e di që një herë nuk i kam lejuar që të hap Instagram me emrin tim, por s’ka gjë, edhe kjo kalon”, u shpreh këngëtari.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al