23 Shtator, 2017

Receta perfekte si të mos shtoni peshë gjatë menopauzës


Menopauza, fundi i periudhës së menstruacioneve dhe fertilitetit, është një proces biologjik mëse normal në jetën e një gruaje, gjatë të cilit vezoret prodhojnë shumë më pak se zakonisht hormone femërore (estrogjen) dhe progesteron.

Ajo shfaqet rreth moshës 50-vjeçare, pavarësisht  ndalimiT të ciklit gruaja mbetet e shëndetshme dhe seksualisht aktive. Menopauza shoqërohet me ndryshime psiko-fizike të cilat përkeqësojnë gjumin, ulin energjitë, japin valë nxehtësie, ankth dhe ndjenja mërzie, djersitje gjatë natës, ulje të aftësive metabolike dhe shtim në peshë.

 

Kjo e fundit shqetëson shumë gratë, por ju mund ta evitoni nëse ndiqni tre këshillat e mëposhtme:

1.Shtoni në shportën e kursimit ushqimet që përmbajnë karbohidrate komplekse: Ndryshe nga karbohidratet e thjeshta, karbohidratet komplekse shpërbëhen më ngadalë, janë të pasura me fibra dhe vitamina të cilat përmirësojnë aktivitetin metabolik. Ndër burimet kryesore të karbohidrateve komplekse përmendim: orizin dhe makaronat integrale, mielli dhe drithërat integral, patatet etj.

2.Fibrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut në çdo kohë, por gjatë periudhës së menopauzës duhet të shtoni konsumin e tyre pasi kontrollojnë nivelet e kolesterolit dhe ulin mundësinë e prekjes nga sëmundje kardiake. Për të gjitha zonjat që po kalojnë menopauzë, shtoni në vaktet e përditshme: karota, mollë, portokall, agrume,thjerrëza, bajame,misër, perimet jeshile, qershi dhe drithëra integrale.

3.Krahas fibrave gjatë kësaj periudhe duhet të rrisni dozën e konsumit të kalciumit. Kalciumi është një mineral i rëndësishëm i cili parandalon sëmundjet degjenerative të kockave, si dhe eleminon qelizat adipose (të yndyrës) dhe përmirëson aftësinë e trupit për t’i djegur këto të fundit. Për të marrë sasinë e duhur të kalciumit mund të zgjidhni të merrni komplekset e kalciumit që gjenden në farmaci, edhe ju rekomandojmë që t’i merrni në ushqime si : qumështi dhe të gjitha nënproduktet e tij, frutat e thata, peshku, brokoli, qumështi i sojës etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al