Gerard Pique është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.
Që pas ndarjes nga Shakira, ai është përfolur shumë në mediat botërore për një tradhti ndaj kënëgtares kolumbiane. Sipas mediave të ndryshme, Gerard Pique e ka tradhtuar Shakirën më shumë se një herë, si para edhe pas ndarjes. Por megjithëse lidhje mbi 10-vjeçare me këngëtaren mori fundi, Pique duket se po vazhdon jetën e tij dhe po e shijon në maksimum.
Gazeta “Socialite” raporton se Pique ka udhëtuar së fundmi drejt Stockholmit për arsye pune, për të shkuar më pas në një festë të mbushur me VIP-a. Eventi në fjalë është samiti ndërkombëtar i quajtur ‘Mendjet e shkëlqyera’, ndërsa raportohet se Pique u ftua nga CEO i “Spotify”, Daniel Ek.
Por pas eventit duket se ka ndodhur edhe një incident me futbollistin dhe një fans. Sipas Katrin Zytomierska, blogere e njohur në Suedi, mbrojtësi i Barcelonës refuzoi të përshëndeste djalin e saj të dashuruar pas futbollit.
Në formë hakmarrjeje blogerja postoi një foto të futbollistit krah një gruaje flokë bionde.
Katrin u tha gazetarëve katalanas: “Unë e pyeta nëse ai mund t’i thoshte ‘përshëndetje’ djalit tim dhe ai tha ‘jo’. “Pak e habitur e pyeta përsëri dhe përgjigja e tij ishte e njëjtë. Ai nuk ishte i pasjellshëm, por ishte pak arrogant. Mendoj se për shkak se është një futbollist shumë i njohur…por nuk e kisha takuar deri atëherë. Më pas e bëra foton për ta postuar në Instagramin tim.” Katrin gjithashtu pranoi se nuk e kishte idenë se kush ishte ‘mikesha’ misterioz i futbollistit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al