Adrola Dushi është padyshim një nga femrat më seksi dhe më të bukura të showbizit shqiptar. Ajo është mjaft aktive dhe në rrjetet sociale duke i mbajtur ndjekësit të “uptade-uar “se çfarë ndodh me jetën e saj.
Modelja shpesh e vë në në pah bukurinë që ka me fotot tërheqëse që poston.
Së fundmi, zeshkania ka publikuar disa foto dhe video me të cilat ka treguar se reperi amerikan A$AP Rocky, e ka bërë modelen pjesë të prezantimit të koleksionit të ri që ka në bashkëpunim me “Puma”.
View this post on Instagram
Ky është koleksioni i tretë që kur A$AP Rocky u bë drejtori kreativ i PUMA F1, duke vazhduar temën e frymëzuar nga garat, me kapuça të modeluar sipas helmetave të garave dhe çantave në formë kuti veglash.
Në postimet e hedhura Adrola shihet pas reperit teksa duket se ka filluar nga puna.
View this post on Instagram