28 Shtator, 2024

Reperi amerikan përzgjedh Adrola Dushin për të prezantuar koleksionin e ri! Ja marka e cila do të promovohet nga modelja shqiptare


Adrola Dushi është padyshim një nga femrat më seksi dhe më të bukura të showbizit shqiptar. Ajo është mjaft aktive dhe në rrjetet sociale duke i mbajtur ndjekësit të “uptade-uar “se çfarë ndodh me jetën e saj.

Modelja shpesh e vë në në pah bukurinë që ka me fotot tërheqëse që poston.

Së fundmi, zeshkania ka publikuar disa foto dhe video me të cilat ka treguar se reperi amerikan A$AP Rocky, e ka bërë modelen pjesë të prezantimit të koleksionit të ri që ka në bashkëpunim me “Puma”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Ky është koleksioni i tretë që kur A$AP Rocky u bë drejtori kreativ i PUMA F1, duke vazhduar temën e frymëzuar nga garat, me kapuça të modeluar sipas helmetave të garave dhe çantave në formë kuti veglash.

Në postimet e hedhura Adrola shihet pas reperit teksa duket se ka filluar nga puna.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al