16 Nëntor, 2024

Reperi e fajësoi për fundin e marrëdhënies, si u bë shkak puthja e Sarës në film për ndarjen nga Ledri! Krisja e marrëdhënies së çiftit nisi kur…


Pas gati 1 vit, Ledri Vula ka folur për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha. Reperi ishte i ftuar i Arbanës, teksa zbuloi detaje nga jeta e re, tashmë si baba single. Deklarata e tij u komentua shumë në rrjet, sidomos pasi ai vetë deklaroi se Sara ishte fajtore për prishjen e raportit. Ledri u shpreh gjatë intervistës se nuk i vjen keq për asgjë tjetër në lidhje me përfundimin e këtij raporti përveç se për vajzën e tyre Poin.

Ai tha në një moment se lidhja e tyre ka qenë shumë publike për shkak të profilit të tij si artistik, por shtoi se ndoshta nëse Sara do kishte qenë më private, sot mund të ishin ende bashkë.

“Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat. Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i dihet kurrë domethënë”, u shpreh Vula.

Vetë Ledri i ka fshirë kohë më parë fotot e tyre në profilin e tij, gjithashtu, edhe këngën e titulluar “Gjendja” në të cilën Sara ishte pjesë e videoklipit. Pas deklaratës, edhe vetë Sara ka fshirë të gjitha fotot që kishin mbetur nga ish-partneri i saj. Duket se në këtë deklaratë, Ledri ka pranuar atë çfarë u përfol një vit më parë. Në kohën kur Sara luajti rolin e saj të parë tek “Në kuadër të dashurisë”, u bë me dije se skena e puthjes së saj me Roerd Toçin kishte sjellë një sherr të ashpër mes Ledrit dhe Sarës. Sipas zërave në media, Ledri kishte qenë kundra kësaj skene, megjithatë Sara e kishte realizuar. Krisja e çiftit u vu re kur reperi, refuzoi që të ishte në premierën e skenës, përgjatë premierës. I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Roerdi u pyet në lidhje me këto aludime.

“Larg qoftë! Të gjykosh një aktor pse shkëmbeu një puthje është si t’i thuash pse fole në film. Roli, skenari dhe teksti janë të tilla, regjisori ka detyrë të të japë një rol që të ndihesh sa më komfort që të transmetohet mirë tek publiku. Sara e ka arritur këtë”, u shpreh Roerdi.

Por duket se pas kësaj skene, çifti nuk u pa më në shoqërinë e njëri-tjetrit, ku Sara pas sherrit të ashpër me Ledrin, u largua nga shtëpia e tij në Prishtinë. Sara Hoxha i ka dhënë përgjigje në mënyrë të tërthortë zërave për ndarjen e saj nga Ledri për shkak të puthjes së saj si aktore në filmin “Në Kuadër të dashurisë”.

E ftuar në spektaklin e humorit “Portokalli”, në skenarin e përgatitur për blogeren përmendej edhe roli i saj si e dashura e aktorit Roerd Toçe në film. Me ironi ajo u shpreh se është vajza që “puthet lart e poshtë nëpër filma”. Më tej, personazhi Braçja i drejtohet Sarës se ka një shoqe që “iu mërzit burri kur bëri një skenë me puthje në film”. Në këtë moment Sara reagoi e irrituar “Ua larg qoftë”. Një moment në bisedën mes tyre, Sara la të nënkuptuar se mund të jetë në një lidhje të re dashurie.

Pyetjes nëse partnerin e ka brenda apo jashtë fushës (balerin), Sara iu përgjigj duke nënkuptuar se ai i përket fushës së kërcimit. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund u publikuan edhe imazhet e para të çiftit. Ledri u kap mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit.

Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit. Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al