26 Maj, 2022

Reperi i njohur bëhet nostalgjik, poston foton me armë në dorë në moshën 14-vjeçare


Reperi i njohur Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, është kthyer pas në kohë duke postuar foto nga fëmijëria e tij.

Në rrjetin social “Instagram”, reperi ka publikuar një foto të shkrepur rreth vitit 2007-2008, kur ai ishte në moshën 14-15 vjeçare.

Në foton e publikuar reperi shfaqet me armë në dorë dhe me syze. “Boki që në ditën e parë”- shkruan ai krahas fotos. Sa i përket pamjes fizike, Don Xhoni duket se ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë.

Reperi ka qenë mjafti përfolur në media jo vetëm për projektet e tij muzikore, por edhe për jetën e tij sentimetale. Ai i dha fund lidhjes me modelen ruse, Ariana Lirey.

Ish-çifti bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi. Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni.

Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo. “Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al