Sara Hoxha që pas ndarjes nga Ledri ka preferuar që të flasë pak për jetën e saj private. Duke ndarë detaje nga e përditshmja e saj, blogerja zgjedhë mos ta prekë temën e ndarjes, ndonëse ndjekësit gjithnjë duan të dinë më shumë për këtë histori.
Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj, e një prej tyre kishte të bënte dhe me raportet romantike.
“A je gati për një njohje të re dhe të qëndrueshme në jetën tënde?”- ishte pyetja që iu drejtua, por Sara zgjodhi t’i përgjigjej shkurt: “Jo”.
Kujtojmë se Sara ka një vajzë me Ledri Vulën, me të cilin kishte lidhje prej disa vitesh, por që mori fund një vit më parë. Sakaq Ledri duket se po e shijon sërish dashurinë, këtë herë në krah të Rina Zaitit, një emër i njohur në Kosovë. Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit Vulës. Pak kohë para se të zbulohej lidhja me Ledrin, ajo kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”.
Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjes Yje” ka konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.
“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat. Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai. Ndërsa ka folur për eksperiencën e tij si baba, Ledri ka treguar që me ish-partneren e tij Sarën ndan një raport miqësor “Ne jemi shokë akoma me Sarën dhe bëjmë gjithçka për Poin”, u shpreh këngëtari në rubrikën ‘Galeria’.
“Eksperiencë shumë e bukur po them lindja e Poit është dita më e veçantë në jetë, vitet që po fluturojnë më shpejt. Kur e sheh të voglën duke u rritur nuk po e merr vesh se sa shpejt kalon koha. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur…Nuk e di, ka gjëra të pashpjegueshme, gjërat ndodhin, nuk jam as i pari as i fundit. Me rëndësi është qysh e vazhdon, ne kena një raport shumë të mirë. Ne jemi shokë akoma me Sarën dhe bëjmë gjithçka për Poin”.
/Gazeta Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al