10 Maj, 2018

Restoranti ofron ushqim falas, por ka një kusht… (FOTO)


Një restorant kinez ka njoftuar se ofron ulje për të gjithë klientët që kalojnë përmes kangjellave, për të hyrë në restorant.

Pronari i tij, Zhao Ling thotë se fushata promocionale u shërben njerëzve si kujtesë të hedhin sytë te dieta e tyre. Restoranti ndodhet në qytetin Jinan dhe ofron ushqime e birrë falas për klientët të cilët arrijnë të hyjnë përmes kangjellave me një gjerësi vetëm 15 cm.

Ndërsa për ata që hyjnë mes kangjellave me gjerësi 30 cm, përfitojnë ulje çmimesh.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al