7 Nëntor, 2017

Revoltohet Albana Osmani :Lashë rrogën për ato ‘luledielli’, i shërbejnë një kauze, mos i dëmtoni!


Prezantuesja shqiptare Albana Osmani, ka muaj që ka nisur një kauzë sensibilizuese të ashtuquajtur “Ti je një luledielli”, e cila në fokus shitjen e 3000 bluzave nën logon e lulediellit. Kjo është një fushatë bamirësie me qellim përmirësimin e infrastrukturës së spitaleve të fëmijëve, të cilën moderatorja para pak ditësh e prezantoi edhe në Prishtinë

Madje këtë fushatë ajo e barti ditë më parë edhe në Prishtinë. Krejt kjo me qëllim të ndryshimit dhe përmirësimit të spitaleve për fëmijë. Mirëpo siç duket dikujt po i pengon iniciativa e saj, duke dëmtuar lulet e pikturuar në gjithë qytetin.

Albana përmes një statusi në rrjetin e saj social Instagram ka rrëfyer gjithçka rreth kësaj kauze, vështirësive që ka hasur, ndërsa është shprehur e indinjuar me ata që po i prishin “lulet”, që kanë të bëjnë pikërisht me këtë iniciativë.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al