8 Tetor, 2017

Revoltohet Enca: Telenovelat turke janë ndyrësira, i urrej


Dihet tashmë që telenovelat turke janë bërë shumë të dashura për shqiptarët e madje nuk ka televizion që nuk transmeton një nga ato. Që në fillimet e shfaqjes së tyre në ekranet shqiptare pati një ‘boom’ sa i tako masës së njerëzve që i ndiqte, kjo edhe për shkak se ato kanë edhe një lloj qasje socio-kulturore me realitetin tonë, megjithëse kjo është një çështje e thellë dhe kërkon studim.

Por përveç masës që i preferon këto telenovela është edhe dikush që i ndjek dhe që i ka ardhur në majë të hundë nga to dhe as më pak e as më shumë , por këngëtarja Enca Haxhia.

Duket se Enca ka rastisur me një prej tyre dhe këngëtares nuk i kanë pëlqyer fare, madje i quan ndyrësira.

“Pse njerëzit i shohin këto telenovelat turke? Ndyrësirat më stresuese në tokë, nuk pashë një person të qeshë te këto telenovela. Vetëm dramë, vrasje dhe ulërima. E dashuroj Turqinë aq shumë sa urrej telenovelat e tyre”, shkruan Enca në postimin e saj në Instastory.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al