30 Nëntor, 2017

Revolucioni teknologjik, shpiken prezervativët e parë elektronikë


Ashtu siç është e pashmangshme tashmë, teknologjia po futet kudo dhe duket sikur është bërë në njëfarë forme udhërrëfyese e jetës sonë. Në mjekësi, në inxhinieri, në komunikim dhe së fundmi teknologjia po futet edhe tek prezervativët. Një kompani britanike ka shpikur prezervativët e parë elektronikë të quajtur “I.Con”. E veçanta e prezervativit të parë ‘smart’ është se mund të mbledhë të dhëna për jetën seksuale të çdokujt që e merr guximin ta përdorë.

Prezervativi “I.Con” dhe është i aftë të dallojë edhe infeksione seksualisht të transmetueshme. Të dhënat i dërgon në aplikacionin e posaçëm në telefonin e përdoruesit.

Të dhëna të tjera që arrin të mbledhë ky prezervativ janë kaloritë e djegura gjatë marrëdhënies seksuale, shpejtësinë e lëvizjeve të mashkullit, kohëzgjatjen dhe pozicionet e ndryshme.

Kompania thotë se të dhënat e mbledhura do t’i ndihmojnë burrave t’i krahasojnë me përdorues të tjerë në mbarë botën.Megjithatë ka shumë dyshime nëse çiftet jenë të gatshme të lejojnë kompaninë që të “spiunojë” jetën e tyre seksuale.“I.Con” kushton 59 paund dhe del në treg në vitin 2018. Mund të përdoret më shumë se një herë, pasi mashkullit do t’i duhet fillimisht të vendosë një prezervativ normal.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al