Këngëtarja Rezarta Shkurta këto ditë shtatori ndodhet me pushime në Turqi, ku duket se është duke kaluar një kohë mjaft të këndshme. Por ashtu siç bën shpesh, nuk ka kursyer për ndjekësit në rrjetet sociale, fotografi nga pushimet e saj.
Në foton e fundit të publikuar Rezarta shihet e veshur me një fustan të kuq ngjitur pas trupi dhe me atlete mbështetur pas një tavoline xhami.
Por në këtë postim, Rezi ka treguar një detaj që jo çdo femër do guxonte, peshën e saj.
“Barku! Efekti anësor i bakllavasë turke. Pa fotoshop. 50 kilogramë me mik, 70 kg pa mik”, shkruan këngëtarja. Megjitahtë siç duke nga fotoja apo edhe e kemi parë në eventet e fundit në kryeqytet, Rezarta duket në formë dhe plot sharm si gjithnjë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al