Loredana dhe Mozzik janë vendosur sërish në qendër të mediave rozë dhe shkak është bërë postimi i fundit i reperes.
Ndarja e dytë e bujshme e çiftit, të cilët kanë një vajzë me njëri-tjetrin, ka bërë që çdo lëvizje apo postim i tyre të studiohet me kujdes nga fansat.
Loredana ndau një foto-album me ndjekësit e saj në Instgram së fundmi dhe të gjithë vëmendjen e mori një detaj në veshjen e saj. Ndjekësit kanë vënë re se çizmet e veshura nga reperja në foton e fundit, janë të njëjta me ato të ish-partnerit të saj Mozzik, i cili i ka veshur disa ditë më parë.
Menjëherë fansat e reperes nuk kanë ngurruar të lënë edhe komente në profilin e saj në Instagram:
“Pse ia ke marrë çizmet Mozzik pse?”– shkruan një ndjekës.
“Çizmet e Mozzik”- thuhet në një tjetër koment.
Ka mjaftuar ky “xing” me veshjen që ish-çifti të rikthehen në qendër të vëmendjes. Megjithatë, nuk dihet nëse gjithçka ka qenë rastësi me veshjen e tyre, dhe vlen të shtohet se nuk ka një deklaratë nga Loredana dhe Mozzik në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Ndonëse janë ndarë ata kanë treguar se ruajnë ende respekt për njëri-tjetrin dhe vazhdojnë bashkëprindërimin e tyre për vajzën, Hanën.
Kujtojmë se në 2020 çifti u ribashkua pas rreth një viti ndarje. Ata bashkëpunuan për albumin e përbashkët “No rich parents” dhe kur ende nuk kishin mbaruar publikimin e këngëve u ndanë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.
Ndërkohë, të pyetur herë-pas-here të pyetur nga ndjekësit nëse janë në një lidhje apo jo, të dy kanë treguar se janë single. Nëse do ketë një ribashkim tjetër mes tyre mbetet për tu parë…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al