11 Janar, 2018

Ricky Martin martohet me partnerin e tij homoseksual, fëmijët më pyesin pse kanë dy baballarë


Ricky Martin, në një prononcim për E! News ka pohuar se ai dhe partneri i tij janë martuar në fshehtësi disa kohë më parë në një dasmë civile.  “Jam një bashkëshort tani, e në muajt e ardhshëm do të organizojmë një ceremoni të madhe. Kemi shkëmbyer betimet tona dhe kemi nënshkruar të gjitha letrat që është dashur të nënshkruajmë”, u shpreh ai.

Në muajin nëntor ai shpalli fejesën me Jwan Yosef me të cilin janë prindër adoptues të dy fëmijëve . Këngëtari ka treguar edhe për marrëdhënien që ka me binjakët Matteo e Valentino dhe përgjigjen që u jep atyre kur e pyesin, përse kanë dy baballarë, ndryshe nga fëmijët e tjerë. “Ne jemi një familje moderne dhe kjo është një ndjenjë e bukur lirie”, ka treguar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al