Ricky Martin pranoi homoseksualitetin e tij para shumë vitesh dhe tashmë është një partner i lumtur në marrëdhënien që ka krijuar më bashkëshortin e tij.
Ricky dhe Jwan Yosef filluan të flisnin për herë të parë në vitin 2016 në Instagram dhe vetëm gjashtë muaj më vonë u takuan me njëri-tjetrin në Londër, shkruan “People”.
Gjatë një interviste të fundit, ai ka rrëfyer emocionet dhe mendimet që ka pasur kur e ka parë për herë të parë Yosef.
“E pashë dhe thashë, ‘Oh Zot unë do martohem me të’”,- kujton Ricky.
Një vit më vonë, në të njëjtin hotel ku u takuan për herë të parë, dyshja u fejua. Ndërsa dasma u zhvillua në vitin 2017 dhe ishte një vendim i minutës së fundit, i marrë në momentin kur të dy mësuan se familjet e tyre ndodheshin në qytet.
“Unë jam një libër i hapur!”, është shprehur Ricky, kur është pyetur në lidhje me faktin nëse dëshiron të ketë më shumë fëmijë.
“Nuk fsheh më asgjë sot. Ne nuk jemi në pritje të ëmbël. Aktualisht, po përpiqemi t’ia dalim mbanë me binjakët dhe të rrisim dy binjakët e tjerë, sepse Lucia dhe Renn kanë vetëm 9 muaj diferencë. Ata janë të lodhshëm, por ne jemi të fortë dhe të shëndetshëm”, është shprehur Martin.
Pra përveç Lucia dhe Renn, dyshja janë edhe prindër të dy binjakëve të tjerë, Valentino dhe Matteo, 12 vjeç, të cilët Martin i kishte sjellë në jetë me anë të një nëne zëvendësuese, para se të njihej me Yosef.
Megjithatë, ai ka pranuar se ata kanë dëshirë që të kenë në të ardhmen më shumë fëmijë.
“Po duam më shumë fëmijë. Ka embrione të ngrira. Më kujtohet se çdo të diel ne ishim 34 nipër dhe mbesa në shtëpinë e gjyshërve tanë. Dhe gjithmonë kam thënë se një ditë unë do të hap derën e shtëpisë time dhe do të shoh shumë fëmijë që vrapojnë drejt meje. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime”,- tha Ricky Martin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al