18 Maj, 2022

Rihanna dhe ASAP Rocky bëhen prindër për herë të parë?


Sipas shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, Rihanna është bërë nënë për herë të parë.

Ylli i popit dhe partneri i saj A$AP Rocky thuhet se tashmë kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, megjithatë, të dy artistët as nuk e kanë konfirmuar lajmin dhe as nuk i kanë mohuar thashethemet.

Dikush që pretendonte se punonte në spitalin ku këngëtarja nga Barbados supozohej se lindi, e postoi lajmin në Facebook pasditen e sotme. Me sa duket, kur ishte gati të lindte, këngëtarja e ‘We Found Love’ i kishte larguar të gjithë nga dhoma. “Rihanna gati të lindë fëmijën e saj në spitalin ku unë jam duke punuar, ata i larguan të gjithë”, tha punonjësja e spitalit, i cili u ripostua nga ‘Gossip of the City’. Pas pak çastesh, personi ka përditësuar statusin duke thënë se këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë. “Ajo lindi një djalë”, ka shkruar burimi.

Rihanna konfirmoi shtatzëninë e saj në fund të janarit duke shfaqur barkun e rrumbullakosur ndërsa ishte për një shëtitje romantike në New York me të dashurin e saj prej shumë kohësh. Në një intervistë të marsit për ELLE, bukuroshja 34-vjeçare tregoi se ishte tashmë në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Pas arrestimit të Rocky-t në prill të vitit 2022, Rihanna mendohej se ishte afër lindjes kur ajo organizoi një baby-shower.  Festa, e cila u zhvillua në Hollywood, u cilësua si ekstravagante dhe private. Të ftuarit nuk u lejuan të bënin video ose fotografi, sipas HipHollywood dhe iu kërkua të vishen me rroba në ngjyrë neoni.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Ndërsa lajmi i lindjes u bë viral, shumë njerëz filluan të shkruajnë në Twitter. Një përdorues shkroj, “Jo një punonjëse mjekësore që ekspozon faktin se Rihanna lindi një djalë”, ndërsa një tjetër shkroi, “Rihanna që lindë një fëmijë të shenjës së demi ka kuptimin më të madh sepse njerëzit e kësaj shenje kanë elegancë, para dhe dashuri”.

Një person tjetër shkroi: “Në fakt jam i acaruar që Rihanna i kishte larguar të gjithë nga spitali për lindjen e saj. A nuk e kuptojnë njerëzit e pasur se ka gra të tjera këtu që përpiqen të sjellin në jetë një fëmijë në të njëjtën kohë? Imagjinoni t’ju thonë “ka mungesë krevatesh” sepse një person i famshëm ka zënë të gjithë dhomën”.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al