Diva e muzikës amerikane Rihanna është duke jetuar momente shumë të mira në karrierën e saj, por edhe në biznes, me brandin e saj Fenty. Si rrallë herë më parë Rihanna, sot na ka prezantuar me mamanë e saj.
Monika shfaqet e veshur me një fustan të markës Fenty, të së bijës.
E veshur me të bardha, Monika duket një zonjë e vërtete dhe plot sharm, prej nga e cila kuptojmë nga kush e ka trashëguar gjithë atë bukuri dhe elegancë Rihanna. Në foton postuar në Instagram, Rihanna shkruan: “Mami im e veshur me Fenty, po duket për mrekulli”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al