9 Mars, 2022

Rikthehet Big Brother, produksioni gati të zbulojë sekretet dhe prapaskenat


Big Brother Vip nuk ka fund. Pasi mbylli edicionin e parë në mes të shkurtit, stafi i Top Channel, duket se ende po mendon të trasmetojë ‘copëza’ nga produksioni.

Ishte vetë Arbana Osmania jo që bëri me dije se Big Brother Vip 2 do të nis në fund të janarit të vitit të ardhshëm, duke i dhënë fund të gjithë hipotezave rreth datës së rikthimit.

Por deri atëherë do të kemi ende se çfarë të shohim nga ky reality shoë. Stafi po organizon një dokumentar ku do të trasmetojë për herë të parë prapaskenat e këtij produksioni. Diskutimet e organizatorëve, rregullat e vendoura, dinamikat e banorëve, rrëfimet e tyre në dhomën e kuqe, por edhe ‘sekrete’ që nuk janë parë në trasmetim.

Eduart Grishaj, i cili ishte edhe regjisori i spektaklit, po përmbyll gjithiçka dhe publiku do ta ndjekë brenda marsit dokumentarin dedikuar edicionit të parë të spektaklit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al