Me siguri as nuk e kishte çuar nëpër mend që një ditë do të ishte deputet i Kuvendit të Shqëipërisë e megjithatë Kujtim Gjuzi ia doli të fitojë një mandate deputeti, falë djegies së mandateve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Më pas gjithë historia e tij dy-vjeçare si deputet, është e mbushur me histori plot humor. Në fjalimin e tij të fundit si deputet, vjet në korrik, Gjuzi i dhuroi Parlamentit dhe teleshikuesve, batutat e fundit.
Në fjalën që mbajti në seancën e fundit parlamentare, Gjuzi tha se rrugën për në Parlament e ka bërë me autobus, ndryshe nga dita e parë kur ka udhëtuar me biçikletë.
Sipas tij, kondicioneri në autobus u ndez sapo hipi ai.
“Ditën e parë erdha me biçikletë këtu, jo se s’kam makinë. Sot hipa në autobus. Dhe qytetarët thanë sapo hypët ju në autobus u ndez kondicioneri.” Duke dhënë dorëheqjen, kryetari i Kuvendit tregoi që ka në fund të shpirtit një ndjesi papnore. Që të rinjtë të kenë mundësi më shumë. “Çdokujt do i shkonte në mendje të falenderonte familjen e tij. Ne duhet të ishim këtu. 83 mijë vota të pavlefshme janë shumë.”
Tashmë që nuk është më në jetën parlamentare, media e rikthen herë pas here për tema që nuk kanë lidhje me politikën. E para është një intervistë e pak ditëve më parë, ku Gjuzi i rrëfeu Ismet Drishtit se do të bëhet drejtor në një Televizion Kombëtar, por pa treguar se për cilin bëhet fjalë. E meqë Televizione Kombëtare janë vetëm tre, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus, i bie që të bëhet drejtor në njërin prej tyre!!
Por nuk mbaron me kaq. Në një debat të zhvilluar sot në “E Diell”, ku Gjuzi ishte pjesë e panelit ku diskutohej për dashurinë dhe Shën Valentinin, Edi Manushi e ngacmoi disa herë me pyetje pikante. Njëra prej tyre ishte hipotetike, ku Gjuzi duhej të përmendte një emër se më do të donte ta kalonte Shën Valenitin nesër. Ai u përgjigj, me Alesia Bamin, moderatoren që ka vite në krah të Manushit.
Kjo batutë na kujtoi edhe një herë që Gjuzi e ka po kaq me ngjyra jetën private, sa atë parlamentare dhe publike.
Rreth dy vite më parë, ish deputeti u vu në qendër të mediave rozë, sepse u fotografua në krah të një femre brune simpatike. Për zonjën u aludua se ishte e dashura e re e Gjuzit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjuzi hodhi poshtë lidhjen e tij të re me vajzën brune me të cilën u pa në mbrëmjen e para disa netëve organizuar nga komuniteti LGBTQI, ku Gjuzi mori edhe një medalje mirënjohjeje. Në deklaratën njoftuese, Gjuzi thotë se është e vërtetë që gruaja e ka ndarë. Deputeti nuk mohon dashurinë e re, teksa i uron një rrugë të mbarë asaj të vjetrës. “Kujtim GJUZI kurre nuk e ka tradhetuar familjen e tij, ama nese dikush me dergon ne Gjykate per interesa personale pronash apo te tjera qe lidhen me statusin e nje politikani te sinqerte e qe punon per FAMILJE DHE KOMB e ka primare nen zgjedhje te marteses te nzitur prej motrave dhe familjareve drite shkurte une u them”-shkruante Gjuzi.