22 Shtator, 2017

Rikthehet Jonida Maliqi, paralajmëron projektin e ri


Vetëm pak kohë më parë Jonida Maliqi  dha lajmin e divorcit të saj pas 17 viteve martesë.

Duket se Jonida ka vendosur ta hedhë pas krahëve divorcin dhe t’iu rikthehet projekteve të saj të reja.

 

Këngëtarja kohët e fundit ka qenë më tepër aktive me sete të ndryshme fotografike, duke na treguar më shumë rreth stilit dhe modës që ajo preferon dhe duke mbajtur disi distancë nga muzika.

 

Me postimin e fundit, Jonida na zbulon se do të vijë me një projekt të ri, por që nuk zbulon më shumë detaje.

 

Këngëtarja shfaq vetëm një skenë ku grimierja po kujdeset për të, por nuk arrijmë dot të vendosim nëse bëhet fjalë për një këngë të re apo sërish set forografik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al