12 Prill, 2022

Rikthehet në vëmendje historia e Fifit dhe Granitit në BBV, motra e ish-banorit ka diçka për t’i thënë këngëtares


Filloreta Raçi, ose siç njihet si Fifi, dhe Granit Cana kanë qenë shumë të komentuar në javët e para të “Big Brother VIP”, pasi u duk sikur ata do të krijonin një lidhje dashurie aty brenda. Por modeli preferoi që të kishte vetëm një raport shoqëror me këngëtaren, ndërsa kjo e fundit pas daljes po shijon romancën me të dashurin e saj Adis Patushin.

Raporti i tyre në BBV është rikthyer sërish në vëmendje nga motra e ish-banorit, Genta Cana.

Ajo ishte e ftuar në një intervistë ku teksa po fliste për vëllain e saj, moderatori Robert Berisha përmendi emrin e Fifit. Motra e Granitit duket se nuk preferon të flasë në lidhje me këtë çështje por megjithatë shprehu se “ndoshta edhe nuk e ka dashur” Granitin pasi sipas saj u krijuan disa pikëpyetje.

Biseda:

Genta Cana: Kam dashur ta shikoj, duke e njohur edhe çfarë tipi është, e don skena e duan edhe gjëra të tjera…

Robert Berisha: E donte edhe Fifi!

Genta Cana: E donte, e donte, po më duket se edhe ndoshta nuk e ka dashur sepse u krijuan disa pikëpyetje. Ata i dinë punët e tyre më mirë, sepse unë nuk guxoj të përgjigjem për asgjë sepse mi marrin për keq.

Kujtojmë se pas romancës së re të këngëtares, duket se dyshja kanë ruajtur raporte të mira shoqërore.

Dyshja ishin të ftuar në një festë të organizuar nga Top Channel pas përfundimit të sezonit të parë të Big Borther Vip. Duke folur për “Ftesë në 5”, Granit Cana tregoi se janë miq me këngëtaren.

“Patjetër që jemi miq, e kemi deklaruar këtë. Që nga java e dytë e kemi prekur që do të ngelemi shokë. Është dramatizuar pak, por jemi shokë të mirë”, tha ai.

Ndër të tjera ai u pyet për lidhjen e re që ka nisur Fifi. Ai tha se nuk e ka uruar ende, por zgjodhi t’i thotë disa fjalë publikisht.

“Jam gëzuar shumë, më ka gëzuar fakti se ka bërë lidhje të re dhe shyqyr që e ka një njeri në krah. Urime Fifi, ishalla jetë të gjatë, të trashëgoheni”, u shpreh Graniti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al