7 Prill, 2022

Rikthehet pas dy vitesh mungesë “Britain’s Got Talent”/ Në skenë një imitues i Simon Cowell, dalin pamjet e para nga talent-show


Talent-show i njohur dhe i ndjekur në mbarë botën, “Britain’s Got Talent”, do të rikthehet përsëri në ekran pas dy vitesh mungesë. Në trailerin e publikuar të emisionit mund të shihet se sezoni i ri do të ketë shumë risi.

Klipi më i fundit i emisionit të talenteve, do të shfaqë truket magjike, një person të veshur si dinosaur, trupa baleti dhe performanca muzikore që me siguri do të argëtojnë audiencën ashtu si në sezonet e tjera.

Juria vijon të jetë e përbërë nga Simon Cowell, David Walliams, Amanda Holden dhe Alesha Dixon , ndërsa Ant McPartlin dhe Dec Donnelly rikthehen si prezantues.

Një trailer plot argëtim u publikua këtë të enjte dhe tregoi një  imitues të Simon Cowell teksa ngjitej në skenë i veshur me veshje të kuqe, në një numër që duket se e la 62-vjeçarin të habitur.

Ndër të tjera, një aktor humori, shihet në klip teksa zhveshet në skenë, duke hequr këmishën përpara një gruaje të moshuar, në një moment.

Numra të tjerë përfshinin një ekip skateboardistësh që performonin marifete, këngëtarë dhe gjimnastët që kryenin lëvizje të çuditshme.  Traileri i parë vjen pasi Britain’s Got Talent do të rikthehet në ekran më 16 prill pas dy vitesh pushim.  Një episod vijues do të transmetohet gjithashtu të nesërmen në orën 19:35, ndërsa audicionet do të fillojnë në fundjavë.

Shfaqja e suksesshme e talenteve ITV u shty më parë për shkak të shqetësimeve të sigurisë së pjesëmarrësve dhe stafit.

Drejtuesit e emisionit thanë se pavarësisht përpjekjeve të ekipeve në ITV, u detyruan të anulonin planet.

Në atë kohë ata thanë: “Me prioritetin tonë absolut për të mbrojtur mirëqenien dhe shëndetin e çdo personi të përfshirë në program, nga gjyqtarët, prezantuesit dhe garuesit deri te të gjithë ekuipazhi dhe audienca, vendimi është marrë – për fat të keq – shtyrja e regjistrimit dhe transmetimit të sezonit të 15-të të Britain’s Got Talent deri në 2022.  BGT njihet për shumëllojshmërinë e talenteve me grupe të mëdha kërcimi, kore të mrekullueshme dhe orkestra, dhe është bërë e qartë se jo vetëm që nuk është e mundur të filmohen audicionet me këto lloj numrash në mënyrë të sigurt, por edhe që ata nuk janë në gjendje të bëjnë prova dhe të përgatiten në mënyrë të sigurt.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al