4 Shtator, 2017

Rikthehet Top Show Magazine, ja dy opinionistët në krah të Albanit


Sezoni i ri në Top Channel do të rikthejë së shpejti edhe Top Show Magazine, një ndër formatet argëtuese të së premteve mbrëma, i cili në çdo fillim sezoni është përfolur mbi emrat e opinionistëve, të cilët janë shoqëruesit e Albanit dhe në njëfarë mënyre kanë edhe dozën e tyre të protagonistit me pyetjet e tyre të drejtëpërdrejta.

Duket se suksesi i sezonit të kaluar do të përsëritet sërisht këtë sezon dhe emrat që do të bashkëshoqërojnë Alban Dudushin do të jenë pikërisht ata të sezonit që lam pas.  Albana Osmani dhe Ervin Kurti do të jenë në krah të Albanit në pritje të çeljes së këtij rrugëtimi televiziv.

Ka qenë Ervini ai që me një postim të tij në Instagram, në një foto me Albanin dhe Albanën,  shkruan se edhe për sezonin e ri, ata të tre do të vijojnë bashkëdrejtimin e emisionit duke hedhur kështu poshtë çdo aludim tjetër të mundshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al