19 Mars, 2022

Rikthehet Vali Corleone, nga telefoni 100 mijë dollarësh, te “furtuna” në “Tik-Tok”


King Valentino Corleone është një nga personazhet më të komentuara të showbizit shqiptar. Ai u bë i njohur disa vite më parë, për shkak të mënyrës luksoze se si jeton.

VALENTINO CORLEONE (4)

Jeta e tij dhe deklaratat e ndryshme që thoshte nëpër emisione bënë që Vali Corleone të kthehej në kryefjalën e mediave rozë. Për disa vite me radhë ai ishte një nga personazhet “hit” të mediave. Megjithatë, prej kohësh, Vali Corelone ishte shkëputur nga vëmendje publike e nuk dihet se çfarë po ndodh me jetën e tij. Ai po ashtu nuk ka qenë i pranishëm në rrjetet sociale, të tilla si “Facebook” apo “Instagram”. Deri tani…

VALENTINO CORLEONE (9)

Kjo pasi Vali ka zgjedhur që rikthimin e tij ta bëjë në aplikacionin më të përdorur nga të rinjtë, e jo vetëm, gjatë dy viteve të fundit: “Tik-Tok”. Pas 4 vitesh që mungonte në rrjetet sociale, ai ka vendosur të rikthehet, duke shkaktuar furtunë në rrjet. Në një prononcim për “Panorama Plus”, ai ka thyer heshtjen e gjatë dhe zbuloi se tashmë ka një adresë zyrtare me emrin “Kingalicoreleone”.

VALENTINO CORLEONE (5)

Deri tani nuk ka postuar asnjë video, teksa kurioziteti mbetet i madh lidhur me përmbajtjen që ai do t’u ofrojë ndjekësve të tij në këtë rrjet sociale. Detajet e reja mungojnë, por çfarë mund të themi me siguri është që Vali Corleone vijon jetën e tij luksoze.

Kështu, ai posedon një celular që kushton rreth 100 mijë dollarë.Telefoni i rrallë quhet “Vertu Dragon Gold Diamond Limited Edition” dhe ai ka dhe videon ku shfaqet me celularin e tij, që është ndër më të rrallët në botë.

Nuk dimë të themi nëse ky rikthim i tij në “Tik-Tok” do të sjellë edhe rikthimin në intervista dhe dalje publike, por tashmë gjithë njerëzit që e pëlqejnë e gjejnë në “Tik-Tok”.

VALENTINO CORLEONE (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al