17 Shkurt, 2023

“Ringjallem pas 4 ditësh lëngimesh në shtrat”/Çfarë i ndodhi Megi Pojanit?


Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron.

Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes. Megi është shumë aktive në rrjete sociale, duke na postuar foto dhe video nga jeta e saj e përditshme.  Bukuroshja na ka treguar se për disa ditë nuk ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore, por tashmë e ka kaluar dhe është më mirë. Ringjallem pas 4 ditësh lëngimesh në shtrat.

Megi është siguruar që ta ruajë jetën e saj private gjithmonë dhe ta mbajë larg syve të publikut. Para pak kohësh u përfol për një foto që dukej se ‘nxorri zbuluar’ bukuroshen dhe mund të na ketë zbuluar diçka. Teksa kishte bërë një pauzë të shkurtër nga llogaria e saj në Instagram, para pak javësh ajo ndau disa foto  duke darkuar në një restorant.

Deri këtu nuk ka asgjë, por një postim në Instagramin e futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi ku shfaqej në po të njëjtin vend ngriti mjaft dyshimet se mund të ketë një lidhje dashurie mes tyre. Më pas, dyshja u shfaqën duke pushuar në të njëjtin vend dhe kjo duket se deri diku i vërtetoi spekulimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al