11 Shtator, 2017

Rishfaqet Angelina Jolie, shkëlqen në premierën e filmit “The Breadwinner”


Pavarësisht thashethemeve për një ribashkim, ende nuk është e qartë nëse divorci i Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të vazhdojë ashtu sikurse ishte planifikuar.

Aktorja ka debutuar me krenari filmin e saj të ri në Festivalin e Filmit në Toronto, ditën e dielë, e rrethuar nga fëmijët e saj. Me producente ekzekutive Jolie, “The Breadwinner” është një film i animuar rreth betejave të një vajze afgane.

Në hyrje të eventit, Angie është fotografuar me fëmijët e e saj më të vegjël, Zahara 12-vjeç, Shiloh 11-vjeç, binjaket Vivienne dhe Knox 9-vjeç, të cilët kanë shfaqur stilin e tyre të veçantë në të veshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al