8 Nëntor, 2017

Risia e Facebook, tashmë askush nuk mund t’i dekonspirojë fotot tuaja nudo


Facebook po teston një sistem që u lejon përdoruesve gjatë mesazheve që të tjerët të mos i përdorin foto e tyre nudo, kjo si një përpjekje për të luftuar pornografinë e ashtuquajtur “hakmarrje”. Mjafton që të ruhen “gjurmët e gishtave” të imazheve për të parandaluar kopjet e tyre të shpërndahen më pas nga ish- të dashurit e pakënaqur.

Në Australi studimet sugjerojnë se një në pesë gra të moshës 18-45 vjeç mund të kenë pasur abuzime me imazhin. Kjo në fakt ndodh kudo në botë.Por një ekspert thotë se ende mund të ketë probleme jashtë Facebook me faqet e lidhura me të, të tilla si WhatsApp dhe Instagram.Hakmarrja është një çështje në rritje në Australi, sipas komisionerit të sigurisë në internet Julie Inman Grant, i cili po punon me Facebook për risitë.Ka ndodhur shpesh që imazhet dhe videot nudo të merren konsensualisht, por pas ndarjes dhe pa pëlqimin e njërës palë ato shpërndahen nëpër rrjetet sociale për të denigruar femrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al