1 Shtator, 2017

Risia e Nokia 8, si të përdorësh njëkohësisht të dyja kamerat


 

Në tregun e mbipopulluar me “smart phone|” , duket se beteja e konkurrencës mes kompanive më të mëdha është zhvendosur tek detajet si : kamera, cilësia e fotove e videovem por edhe detajet estetike.E në këtë sektor Nokia e ringjallur kërkon që të rivalizojë me gjigantët e tregut siç janë  Samsung dhe Apple.

Nokia 8 me sistem Android mbërrin me një risi krejtësisht të veçantë sa u përket fotove dhe videove. Pajisja është në gjendje që të xhirojë video në formatin 4K dhe të shkrepë foto 13 megapixel në të njëjtën kohë me të dyja kamerat, para dhe pas.Kjo teknologji është quajtur “Bothie” dhe në ekran shfaqet e ndarë me “spliter” dhe mund të shfrytëzohet edhe për video “livestream” në rrjetet sociale.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al