12 Tetor, 2017

Risia në Aeroportin e Dubait, do instalohet skanimi i fytyrave


Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka nxjerr një risi për të rritur sigurinë. Mjafton të ecësh mbi një akuarium virtual dhe të gjitha kamerat nën të do të regjistrojnë fytyrat.

Sipas The National akuariumi virtual është në formën e një tuneli dhe është i pajisur me 80 kamera që skanojnë fytyrat e udhëtareve.

Imazhet brenda tunelit mund të ndryshohen për të treguar peizazhe të ndryshme, si shkretëtira, ose për të shfaqur reklama. E teksa arrijnë në fund të tunelit udhëtarët do të përshëndeten me një mesazh zanorë ” Udhëtim të mbarë”.

Projekti është duke u zhvilluar në një nga partneritet me Emiratet ajrore.

I pari aeroport që planifikon të instalojë këtë akuarium sigurie është Aeroporti i Dubait , i cili po mendon ta vendosi në punë në fund të verës së 2018 në një terminal dhe deri në 2020 tek të gjithë terminalet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al