30 Maj, 2022

Rita Ora dhe konkurrenti i saj triumfuan në “The Voice of Australia”, njerëzit shpërthejnë në kritika për racizëm


Rita Ora triumfoi në “The Voice Australia”. Në fakt ishte konkurrenti i saj, Lachie Gill, i cili u kurorëzua fitues për vitin 2022, por sigurisht merita u takon edhe trajnerëve që kanë punuar me konkurrentët për muaj me radhë.

Ajo që ka ndodhur është se shumë njerëz nuk janë të kënaqur me rezultatin. 24-vjeçari u përball me 3 finalistë të tjerë: Thando Sikwila, Jordan Tavita dhe Faith Sosene, dhe disa mendonin se fitorja e tij nuk ishte e merituar.

Njerëz të shumtë kanë akuzar emisionin për racizëm duke thënë se çmimi iu dha Lachie vetëm se ishte i bardhë dhe tre konkurrentët e tjerë me ngjyrë. “Me siguri askush nuk është i befasuar që djali i bukur i bardhë fitoi”, shkroi një person në Twitter, ndërsa dikush tjetër shtoi: “Lachey fitoi? Tinguj për të bardhën”.

Me të vërtetë e urrej ta them këtë, por ishin tre këngëtarë të nivelit tjetër në ‘The Voice Australia’ në finale. Dhe fituesi nuk ishte njëri prej tyre. Megjithatë ishte i vetmi i bardhë. Vërtet nuk mund të mendoj për një shpjegim tjetër”, ka shkruar një tjetër në Twitter. “Me sa duket gjithçka që ju nevojitet për të fituar ‘The Voice Australia’ është të jeni një burrë i bardhë mediokër!”, shtoi një tjetër fans i shfaqjes.

Ndërkohë një tjetër tha: “Nuk ka mundësi. Kjo është e manipuluar. Djalë i bardhë që i përshtatet kostumit”. “Nuk ka habi atje. Tre vokalistë të klasit botëror dhe një lojtar i AFL që luan kitarë. Australia do të votojë të bardhët”, shkroi një tjetër në Twitter. “Po, një djalë i bardhë pa zë fitoi ‘The Voice Australia’. Çfarë mund të shkojë më keq? Ne duhet të kërkojmë të shohim të gjitha votat që erdhën”, shkroi një tjetër.

Gjatë episodit të madh të finales të së dielës mbrëma, Lachie fitoi çmimin prej 100,000 dollarësh dhe një kontratë regjistrimi me Universal Music Australia. Pasi prezantuesja Sonia Kruger shpalli rezultatin, ish-futbollisti tha se ai ishte ‘i befasuar’.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora e lavdëroi atë për talentin e tij dhe falënderoi Australinë për mbështetjen e tyre. “Ti i bëre të gjitha këto. Australi, faleminderit, faleminderit, ju dua. Ndjej sikur ky është vetëm fillimi për ty. Urime. Jam shumë e lumtur për ty sa nuk mund të marr frymë”, tha 30-vjeçarja. Rita dhe Lachie performuan hitin e Lady Gagas, “Always Remember Us This Way” gjatë finales së madhe të shfaqjes së talenteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al