1 Maj, 2021

Rita Ora fotografohet në një moment intim krah regjisorit 45-vjeçar


Para pak ditësh u mësua se Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi, kanë nisur një romancë të re.

rita ora (6)

Dyshja së fundmi është fotografuar gjatë premierës “RuPaul’s Drag Race Under”, në shtëpinë e Operës në Sidnei, shkruan “Daily Mail”.

rita ora (2)

Këngëtarja 30-vjeçare dhe regjisori 45-vjeçar, të cilët nuk kanë deklaruar ende se janë bashkë, u futën brenda nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë për të shmangur tapetin e kuq.

rita ora (12)

Ndërsa prisnin nisjen e eventit, Rita dhe Taika biseduan nga afër së bashku, duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit, ndërkohë që këngëtarja vendosi dorën mbi shpatullën e Taikas.

rita ora (10)

rita ora (4)

Pasi dolën jashtë, Taika u pa duke i vendosur dorën lehtësisht në kurriz Ritës.

rita ora (9)

Burime pranë çiftit kanë thënë se dyshja kanë më shumë se një muaj që shoqërohen bashkë.

rita ora (5)

Rita u nda nga regjisori francez Romain Gavras vitin e kaluar për shkak të angazhimeve të tyre në punë. Megjithatë, dyshja kanë mbetur miq të ngushtë.

rita ora (7)

Ndërkohë, Taika u nda nga gruaja e tij, Chelsea Winstanley, në 2018 pas shtatë vitesh martesë. Ata kanë dy vajza, Te Hinekāhu, tetë dhe Matewa Kiritapu, pesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al