Për Rita Orën sezoni i plazhit ka nisur me kohë. Që kur këngëtarja u zhvendos në Australi për të qenë pjesë e jurisë së “The Voice”, ajo nuk i ka ndalur pozat me bikini nga bregdeti apo nga pishina, sipas “Daily Mail”.
Së fundmi, Rita vendosi të mahnisë sërish ndjekësit në rrjete sociale me disa imazhe, në të cilat shihet e veshur me rroba banjo bardh e zi.
30-vjeçarja duket në super formë, por ai që bie më shumë në sy është barku i sheshtë dhe i tonifikuar.
Këngëtarja kishte zgjedhur ta shijonte diellin dhe ujin pa make up, pasi në fytyrë nuk ka asnjë produkt kozmetik. Ndërkohë, flokët i kishte kapur lart topuz të çrregullt.
“Disa foto nga unë duke shijuar kohën time në Sidnei”, shkroi artistja krahas postimeve.
Muajin e kaluar, Rita u përfol për një romancë të re me regjisorin e njohur, Taika Waititi.
Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se Rita dhe 45-vjeçari kanë nisur të dalin bashkë prej më shumë se një muaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al