21 Mars, 2022

Rita Ora mahnit me paraqitjen e saj në kopertinën e revistës së njohur “Harper’s Bazaar” Australia


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora kohëve të fundit është bërë pjesë e shum kopërtinave të revistave më presitgjoze nëpër botë. Së fundmi ajo ka pozuar për revistën “Harper’s Bazaar” të Australisë.

Rita ka publikuar faqen e parë të revistës në profilin e saj në ‘Instagram’ ku ka marrë dhe një lumë komentesh pozitive nga fansat e saj.

Artistja me famë ndërkombëtare ka pozuar në kopertinë e veshur me një fusta ngjyrë bezhë me mëngë të gjata, i ngushtë ku i nxjerr në pah dhe linjat e saj perfekte trupore.

Me flokët kacurrela dhe një make up të thjeshtë , Rita e ka kombinuar look-un e saj dhe me disa bizhuteri me gura të shkëlqyeshëm. Ylli i hitit “Ritual” dukej e mahnitshme në fotot për revistën e muajt Prill të “Harper’s Bazzar”.

“Është nxehtë tani?. Numri i revistës së muajt prill në shitje nga e enjtja, 24 mars? @bazaaraustralia @jilliandavison”- shkroi këngëtarja krahas fotos.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kujtojmë ‘The Voice  Australia’ do të rikthehet në ekran së shpejti për një sezon të mrekullueshëm të njëmbëdhjetë në këtë shtet ku Rita do të jetë sërish pjesë e jurisë për të disatën herë radhazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al